Lana Del Rey ka treguar se disa kohë më parë disa persona të paidentifikuar vodhën çantën e saj të shpinës, ku gjendej dhe laptopi i saj personal, i cili përmbante dhe albumin e saj të ri. Ajo shtoi se bashkë me laptopin gjendeshin disa kamera dhe hard drives.
“Disa muaj më parë, unë e parkova makinën në Melrose Ave në LA dhe u largova për vetëm një minutë. Dhe herën e vetme që unë harrova çantën e shpinës në makinë, dikush i theu xhamat dhe e vodhi atë.” shpjegon Lana Del Rey.
“Mua mu desh gjithashtu të fshija përmbajtjet në këtë laptop online, dhe në laptop gjendej gjithastu një libër prej 200 faqjesh për Simon dhe Schuster mbi të cilin po punoja, që nuk e kisha bërë back-up në Cloud. Dhe pavarësisht kësaj, njerëzit janë ende në gjendje të aksesojnë smartphone-in tim dhe të bëjnë leak këngët dhe fotot tona personale. Unë e dashuroja librin që po shkruaja me gjithë pasionin tim.”
Artistja kërkoi nga fansat të mos dëgjonin asnjë nga këngët e bëra leak, dhe tregoi se do të vazhdonte të punonte për të krijuar këngë të reja.
“Thjesht doja të shpjegoja se pavarësisht të gjithë këtyre ndodhive, unë besoj se albumi do të vijë, pavarësisht kaq shumë faktorëve të sigurisë në nivele të ndryshme. Unë me të vërtetë dua të punoj dhe të publikoj albumin më të mirë që mundem.” shtoi ajo.