Opensignal është një standard i pavarur global që analizon eksperiencën e klientëve të kompanive telefonike në mbarë botën. Në raportimin e tyre më të ri ato kanë treguar se Vodafone është një lider në tregun shqiptar, duke zënë pozicionin e parë në shumë kategori të ndryshme.
Përdoruesit e Vodafone kanë eksperiencën më të qëndrueshme në Shqipëri
Vodafone është fituesi i çmimit Excellent Consistent Quality Award – 76% e testimeve të përdoruesve të Vodafone arritën performancën minimale të rekomanduar për kryerjen e veprimeve të ndryshme si përshembull ndjekja e një videoje HD. Vodafone është gjithashtu fitues i çmimit Core Consistent Quality Award, duke arritur kriterin e nevojshëm në rastet e nevojave të vogla të përdorimit në 87.8% të rasteve, një kryesim me 3.3% krahasuar me kompanitë e tjera.
Përdoruesit e Vodafone ofrojnë eksperiencën më të mirë në luajtjen e lojrave.
Vodafone fiton çmimin Games Experience me një rezultat prej 64.7 pikësh nga 100 të tilla, bazuar në kriteret e luajtjes së lojrave multiplayer në kohë reale. Kjo kompani ka një avantazh prej 5.7% krahasuar me kompanitë e tjera.
Vodafone ofron shpejtësitë më të larta të shkarkimit
Vodafone fiton gjithashtu çmimin Download Speed Experience me një rezultat prej 33.2Mbps. Nga ana tjetër përdoruesit e One kishin shpejtësi shkarkimi 28.6Mbps, ndërsa ALBtelecom 16.5Mbps.
Vodafone është fituesi i vetëm i çmimit Voice App Experience
Përdoruesit e Vodafone kanë eksperiencën më të mirë gjatë përdorimit të aplikacioneve zanore si WhatsApp, Skype dhe Facebook Messenger, me një rezultat prej 77.9 nga 100. One ndodhet në vendin e dytë me 76.7/100.
Vodafone dhe One janë fitues të përbashkët të çmimit Upload Speed Expereince and Availability
Përdoruesit e Vodafone dhe One përjetojnë shpejtësitë më të larta të ngarkimit – 9.8 deri në 10.2Mbps, ndërkohë që përdoruesit e ALBtelecom përjetojnë shpejtësinë 5.8Mbps.