Netflix ka treguar prej disa kohësh se fakti që përdoruesit e platformës shpërndajnë password-et me njëri-tjetrin nuk i pëlqen. Tashmë kompania ka treguar gjatë ditës së djeshme se lufta kundër shpërndarjes së passwords do të nisë gjatë janarit të vitit të ardhshëm.
Sipas raporteve të fundit, Netflix tregon se numri i personave të abonuar në Netflix është rritur me 2.4 milionë gjatë 3 mujorit të fundit, dhe pritet që ky numër të rritet akoma dhe më tepër pas prezantimit të planit të ri të abonimit me reklama. Numri i të abonuarve në Netflix mund të rritet akoma dhe më tepër me fillimin e vitit 2023, ku shpërndarja e password me miqtë nuk do të jetë më një opsion.
Plani me reklama do të futet në përdorim nga data 3 nëntor në SHBA, Australi, Brazil, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni dhe Britani. Për shfaqjen e reklamave, Netflix do të bashkëpunojë me Microsoft, dhe reklamat do të zgjasin midis 15-30 sekondave. Mirëpo duhet të keni parasysh se ky plan abonimi nuk lejon aksesin në të gjitha përmbajtjet për shkak të kufizimeve nga liçensimet.
Për të parandaluar shpërndarjen e passwords Netflix kreu disa testime në Kili, Kosta Rika dhe Peru, ku përdoruesit duhet të paguanin ekstra për të përdorur një account në vendndodhje të ndryshme.