Rrugët e Kalifornisë sapo nisën të bëhen më inteligjente me aprovimin e projektligjit që i hap rrugën shitjes së targave dixhitale në të gjithë shtetin.
Kjo teknologji lejon kontaktimin emergjent si në rastin e vjedhjes së makinave apo lajmërimin e rrëmbimit të një personi, dhe mund të personalizohet nëpërmjet një aplikacioni në “Go Warriors” apo “Go Lakers” për të mbështetur ekipet e zemrës së përdoruesve. Detyra e bezdisshme e regjistrimit të makinës do të bëhet shumë më e lehtë përmes DMV auto-renewals, duke eleminuar nevojën për karta regjistrimi dhe ngjitëse të tjera.
?BREAKING? Digital license plates are here to stay in California! With legislation signed by @GavinNewsom last week, Reviver plates are now available to ALL California drivers–permanently. Upgrade your car today. Learn more via Car and Driver: https://t.co/M87M8sYGrq
— Reviver (@RplatebyReviver) October 11, 2022
Një start-up i bazuar në Kaliforni, Reviver, është e vetmja kompani e cila ofron shërbimin e targave dixhitale momentalisht dhe përgatitja e tyre është e shtrenjtë, pasi do të kushtojë $1,100 për 4 vite. Kostoja tradicionale e një targe të thjeshtë, kartave të regjistrimit dhe ngjitëseve kushton në total $69.
Reviver nisi testimin e pajisjeve në Kaliforni dhe që nga ajo kohë ka kryer shitje dhe në Arizona e Michigan, ku këto targa janë aprovuar.
Megjithatë këto pajisje kanë rritur shqetësimet në lidhje me privatësinë e klientëve, për shkak të të dhënave sensitive që grumbullon. Ekziston dhe rreziku i hakerimit të tyre, gjë që mund të ekspozojë vendndodhjen reale të klientëve.