Syzet inteligjente të dizenjuara për US Army nga Microsoft nuk arritën të përmbushin shumicën e elementëve të nevojshëm gjatë testimit më të ri nga ushtria amerikane. Një testues tregoi se kjo pajisje do të sillte shumë rreziqe nëse përdorej nga një ushtar.
Microsoft fitoi një kontratë $22 miliardë për të krijuar këto syze smart, mirëpo kjo kontratë nuk është realizuar ende për shkak të problemeve kualitative dhe me performancën.
“Këto pajisje do të na vrisnin në fushën e betejës.” tha një testues mbi gjendjen aktuale të syzeve smart. Ai po i referohej dritës së emëtuar nga syzet kur ato janë aktive, të cilat mund t’i bënin ushtarët më të thjeshtë për t’u dukur nga kundërshtarët. Kjo dritë e ekranit është e dukshme prej qindra metrash larg. Testuesit vunë re gjithashtu se këndi i shikimit të ushtarëve është i limituar kur kanë vendosur pajisjen, pasi rëndesa dhe madhësia e pajisjes limiton lëvizjen e kokës.
Syzet inteligjente të Microsoft nuk kaluan testimin në 4 nga 6 episode vlerësimi.
Kur kjo kontratë u firmos për herë të parë u konsiderua një arritje e madhe për Microsoft veçanërisht për sektorin e AR. Ndërkohë që pajisjet si HoloLens që konsiderohen produkti kyç për aksesimin e metaverse, ato nuk kanë arritur të gjejnë suksesin e reklamuar.