Me sa duket Netflix për disa njerëz është një domosdoshmëri.
Dhe ndërkohë që e gjithë bota përballet me vështirësi të reja për shkak të inflacionit, shumë pak qytetarë amerikanë e mendojnë ndërprerjen e abonimit të Netflix, Amazon Prime apo Spotify si një opsion.
Rreth 2/3 e përdoruesve thanë se ato duhet të ulin shpenzimet e përgjithshme për shkak të inflacionit, megjithatë vetëm 1/4 e tyre mendojnë se mund të kursejnë duke ndërprerë abonimin në shërbime të tilla. Shumica e tyre preferonin të ulnin shpenzimet në ushqime, veshje dhe darka në restorante në vend të ndërprerjes së abonimit në platformat e lartpërmendura.
“Është e qartë që njerëzit e vlerësojnë abonimin e tyre në platformat e transmetimit më shumë se kurrë,” tha Kerri Norton, zëvëndës president e përmbajtjes dhe strategjisë në National Research Group. Gjysma e personave të pyetur treguan se abonimet zënë një pjesë të rëndësishme të shpenzimeve mujore.
Në përgjithësi, konsumatorët amerikanë tregojnë se shpenzojnë rreth $135 në muaj dhe 17.8% të të ardhurave mujore në abonime të ndryshme, zbuloi National Research Group në studimin ku u përfshinë mbi 2,500 adultë.
Për shkak se abonimet shpesh herë aktivizohen automatikisht duke marrë paratë nga kartat e debitit apo të kreditit, është shumë e thjeshtë për përdoruesit të harrojnë se cila është shifra totale që shpenzojnë në abonime të tilla.