CEO i Tesla ka prezantuar gjatë ditës së djeshme prototipin më të ri të robotit humanoid që po zhvillohet nga kompania e prodhimit të makinave elektrike. Optimus u shfaq në skenë gjatë eventit në Silicon Valley, Tesla AI Day, i cili më pas përshëndeti audiencën dhe zgjati gjunjtë e tij.
CEO tregoi se roboti është ende një në zhvillim e sipër mirëpo do të jetë gati për të dalë në treg brenda disa vitesh. Këto robotë do të testohen duke punuar punë të ndryshme në fabrikën e makinave, siç bëhet e ditur nga inxhinierët e Tesla.
— Tesla (@Tesla) October 1, 2022
Qëllimi i Elon Musk është që robotët të prodhohen në masë pas 3 vitesh dhe të vijnë në treg me një çmim jo më tepër se $20,000. “Është me të vërtetë një transformim i rëndësishëm i civilizimit,” shtoi Musk.
Më parë Elon Musk ka deklaruar se inteligjenca artificiale do të ishte një rrezik i madh për njerëzimin, mirëpo tashmë duket se kompania që ai drejton do të sigurohet që tranzicioni drejt një shoqërie ku robotët bëjnë punën dhe njerëzit marrin përfitimet, do të jetë i qetë.
— Elon Musk (@elonmusk) October 1, 2022
“Ne gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm që të mos shkojmë drejt prodhimit të një Terminatori,” tha Musk, duke iu referuar personazhit të famshëm të luajtur nga Arnold Schwarzenneger.