Me qindra fotografi të majmunëve që raportohet se janë dëmtuar apo vrarë gjatë eksperimenteve nga Neuralink e Elon Musk nuk do të publikohen, dhe pse aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë paditur kompaninë.
The Physicians Committee for Responsible Medicine (PCRM) tregon se ka mësuar se në University of California Davis ka 371 fotografi të majmunëve që u eksperimentuan brenda laboratorit veterinar të shkollës. Ky universitet akuzohet se zotëron me qindra fotografi që përmbajnë, përveç të tjerash dhe nekropsinë mbi majmunët e ngordhur.
Plani i Musk është për të lidhur trurin e njerëzve me një pajisje shumë të vogël e cila punon me teknologjinë “neural-lace”, për të implantuar elektroda të vogla të cilat një ditë do të mund të lexojnë trurin e një personi. Fillimisht kjo teknologji do të përdoret për të trajtuar persona që vuajnë nga sëmundje degjenerative të trurit, por mund të ketë një përdorim më të gjërë.
“UC Davis mendon se publiku është shumë budalla për të kuptuar se çfarë po shikojnë.” tha drejteusi i PCRM Ryan Merkley. “Mirëpo është e qartë se universiteti thjesht po përpiqet të fshehë nga taksapaguesit faktin se bashkëpunoi me Elon Musk për kryerjen e eksperimenteve gjatë të cilave majmunët u dëmtuan dhe shumë prej tyre vdiqën.”
Nga ana tjetër Neuralink tregon se i gjithë proçesi i punës u miratua nga Institutional Animal Care and Use Committee në 2020.