Në mënyrë që të mos mbetet pas konkurentëve si Apple dhe Huawei, Samsung ka planifikuar të përfshijë ndërlidhjen satelitore në smartphone-t Galaxy, sipas leaker-it Ricciolo. Sigurisht një gjë e tillë është mjaft e besueshme pasi Apple i kushtoi një hapësirë mjaft të rëndësishme prezantimit të këtij shërbimi, i cili për momentin është i kufizuar vetëm në SHBA dhe Kanada.
Megjithatë disponibiliteti i ndërlidhjes satelitore në smartphone-t tuaj do të jetë shumë normal në të ardhmen, dhe Samsung nuk dëshiron të mbetet mbrapa në këtë drejtim.
Apple ka shfrytëzuar shumicën e rrjetit të Globalstar për shërbimin Emergency SOS në iPhone 14 dhe iPhone-t e së ardhmes, prandaj Samsung mund t’i duhet të sigurojë shërbimet e një ofruesi tjetër satelitor. Në bazë të deklarimeve më të fundit, Globalstar tregon se “do t’i ofrojë 85% të kapacitetit total të rrjetit Apple”.
Samsung mundet të shfrytëzojë mjaft mirë shërbimin satelitor të internetit Starlink, që ofrohet nga kompania SpaceX, e drejtuar nga Elon Musk. Mirëpo sipas SpaceX, interference e shkaktuar nga kjo lëvizje mund ta bëjnë sistemin të pafuqishëm. Megjithatë mbetet për t’u parë se cili do të jetë veprimi i rradhës nga Samsung.