Dynamic Island i prezantuar në modelet Pro të iPhone 14 mundësojnë shikimin e njoftimeve të ndryshme, statusit të telefonatave e shumë më tepër. Tashmë ky shërbim i ri ka nisur të shfrytëzohet dhe nga zhvilluesit e palës së tretë, të cilët po e shfrytëzojnë këtë hapësirë për të krijuar lojra të reja.
Loja më e re e zhvilluar nga Kriss Smolka, që quhet Hit the Island, është shembulli më i mirë për këtë rast. Për të fituar sa më tepër pikë në lojë, ju duhet të godisni me top Dynamic Island dhe duhet të siguroheni që topi të mos bie jashtë.
Gjatë lojës, kur ju të keni fituar të paktën 5 pikë, do të ndryshojë ngjyra e sfondit dhe shpejtësia e lëvizjes së topit do të rritet. Duke fituar akoma dhe më tepër pikë, para jush do të shfaqen 2 topa dhe madhësia e tabelës do të zvogëlohet.
Loja është mjaft e thjeshtë për t’u kuptuar dhe për t’u instaluar, pasi zë vetëm 7MB të memories tuaj, mirëpo për fat të keq ka dhe reklama në të.
Për të gjithë ju që ende nuk e keni bërë tuajin një iPhone 14 Pro, mund ta luani këtë lojë dhe në versionet paraardhëse të iPhone-ve, por duke goditur notch-in.