Dhe pse Mark Zuckerberg tregon se shpenzon shumicën e ditëve të tij në rrjetet sociale, ai nuk e shpenzon këtë kohë për të shikuar Reels-at më të reja në platformë.
Kjo gjë ndodh sepse ai beson se funksioni i rrjetet sociale është diskutimi mes miqve. Në episodin më të fundit në podcast-in Joe Rogan Experience, CEO i Meta tregoi se ai mendon që platformat si Facebook, Instagram dhe Twitter dhe pse mund të jenë të dobishme për mirëqenien e përdoruesve, duhet të përdoren kryesisht për t’u ndërlidhur me miqtë.
“Nëse ju po qëndroni në platformë vetëm duke konsumuar përmbajtje të ndryshme, nuk është tërësisht e gabuar, mirëpo ju mund të përfitoni akoma dhe më tepër kënaqësi duke komunikuar me miq të ndryshëm dhe duke krijuar miqësi të reja.” tha Zuckerberg.
Zuckerberg nuk është personi i vetëm që dekurajon këtë stil përdorimi të rrjeteve sociale. Dhe studime të ndryshme kanë treguar se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të çojë në depresion dhe rritje të ankthit në persona të ndryshëm, mirëpo kjo gjë ndodh vetëm kur ju e përdorni platformën vetëm për të rrëshqitur në përmbajtje të ndryshme në vend që të komunikoni me persona të tjerë.