SpaceX tregon se kërkuesit e përgjegjshëm janë të mirëpritur të hakojnë në rrjetin e internetit satelitor Starlink, dhe të shpërblehen me $25,000 për zbulimin e problemeve të caktuara në shërbim.
Ky lajm vjen pasi Lennert Wouters tha javën e kaluar se ka arritur të hakojë Starlink duke përdorur një pajisje $25 të krijuar në shtëpi. Ai tha se e performoi këtë test si pjesë e programit shpërblyes të SpaceX, ku kërkuesit gjejnë bugs të ndryshme në rrjetin e Starlink.
Më pas përmes një dokumenti prej 6 faqesh, SpaceX uroi Wotuers për zbulimet e tij. “Ne e konsiderojmë këtë sulm tepër mbresëlënës, dhe është sulmi i parë i këtij lloji që ne jemi në dijeni në sistemin tonë.” tha SpaceX. Gjithashtu kompania tregoi për të gjithë përdoruesit se ky sulm nuk prek asnjë nga përdoruesit e tjerë të shërbimit Starlink.
SpaceX shtoi se dhe vetë inxhinierët e kompanisë po përpiqen të hakojnë Starlink për të përmirësuar sigurinë e këtij shërbimi. Mirëpo përmes programit të shpërblimit, ku tregohet se kërkuesit që kryejnë testime që nuk ndërpresin shërbimet e Starlink, mund të raportojnë zbulimet dhe të shpërblehen me $100 deri në $25,000.
Në këtë website listohen 32 kërkues të cilët kanë raportuar probleme të ndryshme të Starlink. Tregohet gjithashtu se shpërblimi mesatar gjatë 3 muajve të fundit ka qenë rreth $973.