LG Electronics fton konsumatorët nga e gjithë bota të shikojnë inovacionet më të reja nga kompania nga afër në eventin IFA 2022 në Berlin, Gjermani gjatë datave 2-6 shtator.
Moto e këtij viti do të jetë “Life, Reimagined”, ku stenda e LG do të shfaqë vizionin e teknologjisë së riimagjinuar, stilin e ri të jetesës dhe eksperiencat e ridefinuara. Kompania do të prezantojë një gamë të gjërë produktesh që do të thyejnë limitet në avancimin e teknologjisë, së bashku me zgjidhje të reja dhe shërbime të dizenjuara për të ofruar një eksperiencë të pakrahasueshme për klientët.
LG është tepër e kënaqur që do të rikthehet në IFA Berlin për herë të parë që nga viti 2019, pasi një pushimi 2 vjeçar për shkak të situatës jo të mirë globale me pandeminë e COVID-19.
Gjatë IFA 2022, vizitorët do të mund të zbulojnë inovacionet më të reja të LG dhe të mësojnë se si kompania po e riimagjinon eksperiencën e klientëve përmes hapësirës së rezervuar në Hall 18 në Messe Berlin. Personat që nuk kanë mundësinë të jenë të pranishëm në këtë hapësirë mund të ndjekin LG Booth Video, e cila do të upload-ohet së shpejti në kanalin e LG në YouTube.
Geek Room dhe Neptun do të jenë të pranishëm këtë vit në eventin më të madh të teknologjisë në Evropë. Mos humbisni asnjë produkt të ri, mjafton të na ndiqni në Instagram në datat 2-4 shtator.