Aktori mjaft i njohur i Spider-Man, Tom Holland, ka lajmëruar përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale se së shpejti ai do të bëjë një pushim nga këto rrjete sociale, pasi mendon se ato kanë një ndikim tepër negativ në shëndetin e tij mendor.
Shumë fansa duartrokitën vendimin e tij, dhe një komentues shkruajti: “Lëvizje shumë e zgjuar.”
Në video Holland tregoi se “Instagram dhe Twitter për të janë tepër stimuluese dhe të lodhshme. “Shpesh herë e gjej veten në një rreth pa dalje kur lexoj gjëra të ndryshme rreth meje online të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin tim mendor. Prandaj unë vendosa të bëj një hap pas dhe të çinstaloj këtë aplikacion.” tha Tom Holland.
Gjithashtu në këtë video aktori pati shancin të promovonte një organizatë bamirësie që është e dedikuar për të inkurajuar shëndetin pozitiv mendor midis adoleshentëve. “Ju lutem merrni të gjithë kohën që ju nevojitet.” tha njëri nga komentuesit.
Dhe Justin Bieber, i cili ka folur më parë online për problemet e tij mendore, gjendej në sektorin e komentuesve, duke shkruajtur “Love you man.”
Holland nuk është personi i parë i njohur që merr një hap të tillë, pasi më parë ka patur dhe personazhe të tjerë që ndikoheshin negativisht nga rrjetet sociale si Selena Gomez, Ed Sheeran, Demi Lovato apo Camilla Cabello.