Binjakët 3 vjeçarë nga Brazili, Bernardo dhe Arthur Lima, të cilët ishin të bashkuar në kokë u ndanë në mënyrë të suksesshme nga njëri-tjetri me ndihmën e realitetit virtual. Ato bënë një ndërhyrje kirurgjikale në Rio de Janeiro, dhe stafi mjekësor kishte shpenzuar muaj të tërë për perfeksionimin e teknikave që përdornin projeksionet VR të binjakëve, të bazuar në skanimet CT dhe rezonancën magnetike.
Ky ishte një ndër operacionet më komplekse të ndarjes që është përmbyllur në mënyrë të suksesshme. Gemini Untwined, agjensia që financoi këtë operacion, tha se për herë të parë kirurgët nga shtete të ndryshme veshën headsets duke “qenë të pranishëm” në të njejtën dhomë me kirurgët e tjerë.
Binjakët kryen 7 operacione, me një kohë prej më tepër se 27 orësh vetëm në operacionin final, dhe me një staf prej 100 personash.
“Është e mrekullueshme. Është një ndihmë shumë e madhe të shikosh anatominë dhe të kryesh operacionin para se të vendosësh fëmijët në rrezik. Në disa mënyra këto operacione konsiderohen më të vështirat në botë, dhe kryerja e tij përmes realitetit virtual ishte një gjë tepër e veçantë, si prania e njerëzve në Mars.” tha Mr Jeelani, themelues i Gemini Untëined.
Tashmë binjakët janë në spital dhe duhet të kalojnë aty një kohë rehabilitimi prej 6 muajsh.