Një studim në të cilin morën pjesë 39,000 gamers zbuloi se nuk ekzistojnë prova që koha e shpenzuar duke luajtur lojra ndikon në nivelin e mirëqenies së tyre.
Një gamer duhet të shpenzojë rreth 10 orë para ekranit më tepër se zakonisht për të vënë re një ndryshim, tregohet në studim. Mirëqenia e këtyre personave u testua duke I pyetur rreth nivelit të kënaqësisë së jetës dhe emocioneve si kënaqësia, mërzitja, inati dhe irritimi. Rezultatet e gjeneruara nga ky studim janë të kundërta me ato të një studimi të kryer në vitin 2020.
“Ne mund të mendojmë se sa më tepër kohë të lirë të kemi për të luajtur video-lojra, aq më të kënaqur duhet të jemi.” tha Andrew Przybylski, i cili ka punuar në të dyja studimet. “Mirëpo në kundërshtim me atë që ne mund të mendojmë rreth anëve pozitive dhe negative të luajtjes së lojrave, ne zbuluam se koha që ju kaloni duke luajtur para ekranit nuk ka asnjë lidhje me nivelet e mirëqenies së personave.”
“Nëse këta persona po luajnë pasi kanë dëshirë të luajnë, dhe jo sepse janë të detyruar, ato ndihen shumë herë më mirë.” shtoi ai.
Kësaj here të dhënat prej 6 javësh u gjeneruan nga Sony, Microsoft dhe Nintendo (sigurisht me lejen e lojtarëve) nga lojrat: Animal Crossing: New Horizons, Apex Legends, Eve Online, Forza Horizon 4, Gran Turismo Sport, The Crew 2.