Qeveria indoneziane ka bllokuar aksesin e qytetarëve në një numër të madh shërbimesh online, duke përfshirë këtu Steam, Epic Games, PayPal dhe Yahoo pasi këto kompani nuk arritën të plotësonin në kohë kërkesën e re që lidhet me ligjet kufizuese të moderimit të përmbajtjeve. Kjo gjë u bë e ditur nga një raportim i Reuters.
Për t’iu përshtatur ligjeve të reja, kompanitë e konsideruara si “Private Electronic System Providers” duhet të regjistrohen në databazën e qeverisë për të operuar në këtë shtet, pasi në të kundërt do të përballen me një dënim të aksesit në të gjithë vendin. Indonezia u dha kohë të gjithë kompanive të përshtaten me rregulloren e re deri në datën 27 korrik.
Quick update for those asking-
The blocks are not permanent, assuming the companies register and comply with the regulation, and Kominfo has already reached out to these companies to ensure compliance and reverse the block.
Here is a list of affected services: pic.twitter.com/6K121xVEMP
— Daniel Ahmad (@ZhugeEX) July 30, 2022
Kjo kërkesë vjen si pjesë e një ligjit të quajtur MR5, që i jep qeverisë indoneziane mundësinë që të zotërojë të dhënat e personave specifikë dhe të detyrojnë kompanitë të fshijnë përmbajtje që “prishin rendin publik” ose konsiderohen të paligjshme. Platfromat do të kenë 4 orë për të vepruar në “kërkesat urgjente” dhe 24 orë në përmbajtjet e tjera.
Një raportim nga grupi i mbrojtjes së të drejtave dixhitale Electronic Froniter Foundation i quan ligjet indoneziane si “në shkelje të të drejtave të njeriut dhe vendos kompanitë nën mëshirën e qeverisë”. Më herët gjatë këtij muaji EFF i dërgoi një letër Ministrisë së Komunikimit dhe Informacionit në Indonezi duke i kërkuar qeverisë të tërhiqet nga këto “rregulla invazive të moderimit të përmbajtjes.”