Ne mësuam gjatë këtyre ditëve se Instagram ka vendosur të bëjë një hap pas me ndryshimet e fundit të platformës, që e bënin atë shumë më të ngjashme me TikTok, megjithatë ka ende disa shërbime të tjera të cilat nuk po pëlqehen nga përdoruesit.
Një ndër to është dhe rekomandimi i përmbajtjeve të ndryshme në feed-in tuaj. Mirëpo për fat të mirë ekziston një mundësi që ju t’i shmangni këto rekomandime për të paktën 1 muaj në feed kryesor në Instagram. Ndiqni hapat e mëposhtme për të mësuar se si ta çaktivizoni.
- Hapni feed-in tuaj deri sa të përballeni me një postim të rekomanduar nga algoritmi i Instagram. Shpesh herë këto postime shoqërohen dhe me disa sqarime se përse po shfaqen në feed, pasi “ju keni shikuar një reel nga ____” apo “ju ndiqni____”.
- Tashmë klikoni mbi X në cepin e djathtë lart. Më pas ju do të shikoni një tekst që konfirmon se postimi specifik është fshehur.
- Më pas do të shfaqet një listë me disa opsione. Për të shmangur rekomandimet për 1 muaj klikoni në opsionin e dytë “Snooze all suggested posts in feed for 30 days”
- Pasi të keni zgjedhur këtë opsion do të merrni një konfirmim si më poshtë