Një sondazh në 2019 zbuloi se fëmijët kishin më tepër dëshirë të bëheshin Youtubers se sa astronaut. Mirëpo nuk është tepër e çuditshme të shikosh se të rinjtë, rreth 1.3 milionë në Britani, kanë dëshirë të gjenerojnë para duke krijuar përmbajtje në rrjetet sociale.
Tregu i influencerave globalë mendohet të ketë pasur një vlerë rreth $13.8 miliardë në vitin 2021. Rreth 300,000 njerëz në ditët e sotme nga moshat 18-26 po shfrytëzojnë prodhimin e përmbajtjeve për rrjetet sociale si burim të vetëm të të ardhurave.
Mirëpo gjithçka nuk është aq e thjeshtë sa duket, pasi ka shumë probleme. Një raportim i publikuar gjatë muajit prill zbuloi se ka diferenca të mëdha në pagesa në bazë të gjinisë, rracës apo paaftësive për punë.
Influencerat janë gjithashtu shumë të varur nga algoritmi – programi në prapaskenë që vendos se cilat postime do të rekomandohen më shumë në rradhitje të ndryshme drejt përdoruesve të ndryshëm. Rreziku i “padukshmërisë” në rrjetet sociale është gjithnjë i pranishëm për influencerat, dhe ato duhet të publikojnë në mënyrë konstante për të mbetur të rëndësishëm në platformë.
Prezenca online gjatë gjithë kohës sjell gjithashtu një tjetër rrezik: atë të shëndetit të rënduar mendor. Publikimi i përmbajtjeve pa orar, si gjatë ditës dhe gjatë natës, dhe frika e humbjes së ndjekësave bën që influencerat të përballen me probleme të shëndetit mendor.