Gjigandi kinez i teknologjisë, Baidu, prezantoi gjatë kësaj jave një makinë tërësisht elektrike që drejtohet në mënyrë autonome dhe kushton vetëm $37,000 për t’u prodhuar.
Apollo RT6 vjen me një timon të lëvizshëm për të liruar sa më tepër hapësirën e brendshme, dhe mund të drejtohet nëpërmjet një aplikacioni. Zëvëndës presidenti në Baidu pretendon se aftësitë e drejtimit autonom të makinës janë të barabarta me një shofer me 20 vite eksperiencë. Baidu shpreson që të nxjerrë në treg këto makina në Kinë në gjysmën e dytë të 2023 si pjesë e Apollo Go, shërbimit të drejtimit autonom.
“Ne po lëvizim drejt një të ardhmje ku marrja e një taksie robot do të kushtojë shumë herë më pak se taksitë e sotme.” tha bashkë-themeluesi dhe CEO i Baidu, Robin Li. Apollo RT6 është gjenerata e 6-të e makinave autonome të Baidu, dhe kushton shumë herë më pak për t’u zhvilluar se modelet e tjera.
Për një krahasim të thjestë, Baidu lançoi Apollo Moon, gjeneratën e 5-të të makinave autonome në qershor të 2021, e cila kushtonte $71,000.
RT6 mund të akomodojë 2 ose 4 persona në varësi të pranisë së timonit. Heqja e timonit lejon gjithashtu instalimin e desktopeve, konsolave gaming apo valixheve. Kur drejtohet, kjo makinë përdor 38 sensorë, duke përfshirë këtu 8 LiDAR, 12 radarë ultrasonikë, 12 kamera dhe një radar me valë 6mmW. Baidu nuk ka zbuluar ende se sa kilometra do të mund të bëjë kjo makinë në një karikim të vetëm.