Tesla i ka dërguar të gjithë përdoruesve të saj në Texas një njoftim over-the-air ku i kërkonte atyre të shmangnin karikimin e makinave të tyre elektrike gjatë orareve ku arrihet piku i përdorimit të energjisë. Kjo kërkesë u shfaq në fashboard-in e drejtuesve pasi Texas po përballet me një valë rekord nxehtësie, dhe për shkak të mbingarkesës së përdorimit të energjisë elektrike, operatori ERCOT paralajmëroi se mund të ketë ndërprerje të mundshme energjie.
Si një përgjigje ndaj kësaj kërkese tepër të madhe për energji gjatë nxehtësisë ekstreme, Tesla dhe ERCOT i kanë kërkuar të gjithë drejtuesve të makinave elektrike të mos karikojnë mjetet e tyre nga ora 15:00 deri në 20:00.
Thank you @TeslaCharging Checked my vehicle screen,
and half price charging is after 8 PM and before 11 AM ✨?✨ pic.twitter.com/yzmh7V8Tt5— Gail Alfar (Austin, TX) (@GailAlfarATX) July 12, 2022
Drejtuesit e makinave Tesla e raportuan njoftimin e ri në rrjetet sociale, madje një përdorues tregoi se Tesla kishte ofruar tarifa karikimi Supercharge deri në 50% më pak për të gjithë drejtuesit që prisnin deri pas orës 20:00 për të karikuar makinën e tyre.
Vala e fundit e nxehtësisë ka prekur qytetet e mëdha në Texas, me temperature që arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Kjo nuk është hera e parë që rrjeti i energjisë elektrike është prekur nga valët ekstreme të nxehtësisë, dhe nuk është as hera e parë që Tesla shpërndan njoftime të tilla drejt përdoruesve të saj.