Nikkei Asia ka raportuar se prodhuesi i kamerave Nikon ka vendosur të ndërpresë zhvillimin e mëtejshëm të linjës së kamerave DSLR.
Sigurisht ky është një lajm i keq për të gjithë fotografët profesionistë pasi kompanitë po mundohen të shkojnë drejt zhvillimit të modeleve të kamerave më të vogla pa pasqyrë.
Nikon e ka quajtur këtë raportim një “spekulim” dhe thekson se kompania do të vazhdojë prodhimin, shitjen dhe shërbimin për kamerat DSLR. Megjithatë ato nuk e përgënjeshtruan lajmin mbi të ardhmen e këtyre kamerave. Nikon prezantoi Nikon D6 në shkurt të 2020, DSLR më e re e kompanisë, dhe gjatë muajit të fundit lajmëroi se kishte ndërprerë prodhimin e kamerave D3500 dhe D5600.
Nikkei Asia tregon se fokusi i Nikon tashmë do të jenë kamerat mirrorless, të cilat janë më të vogla dhe si në madhësi dhe në peshë. Kamerat e mëparshme mirrorless nuk arrinin dot të gjeneronin të njejtin kualitet që kamerat DSLR kishin. Mirëpo me kalimin e kohës janë krijuar teknologji të reja që ofrojnë të njejtin kualitet në një format shumë më të vogël.
Madje kamerat pa pasqyra ofrojnë një kualitet shumë më të mirë video, për të gjithë personat që nuk i shfrytëzojnë aparatet profesionale vetëm për fotografi.
Rivali kryesor i Nikon, Canon, ka pranuar gjithashtu se ka vendosur t’i japë fund zhvillimit të teknologjisë së vjetër DSLR, dhe prezantoi vitin e kaluar EOS-1D X, kamerën e fundit DSLR të prodhuar nga kompania.