Dhe pse numri i personave që shohin përmbajtje ilegale në botë është i lartë, ato ende nuk i dinë rreziqet që vijnë me këtë veprim. Numri i saktë i përdoruesve nuk është i ditur, por shumë njerëz përdorin shërbime transmetimi të piratuara si kuti Kodi ilegale, apo Amazon Firesticks të programuar, së bashku me website-t ilegale.
Mirëpo ajo që këta persona nuk dinë është rreziku që vjen nga këto website ilegale, pasi padashur ju mund të shkarkoni viruse ose malware në pajisjen tuaj dhe identitieti juaj mund të vidhet, së bashku me informacionet e kartës së kreditit.
Sipas Crimestoppers, 3 milionë njerëz të cilët panë përmbajtje në mënyrë ilegale u hakuan në 2021 dhe 2.4 milionë të tjerë infektuan pajisjet e tyre me viruse.
Fakti më shqetësues është se më tepër se 1 milionë njerëz panë se llogaria e tyre bankare ishte vjedhur pas transmetimit të këtyre përmbajtjeve. Kjo do të thotë se të paktën 4.8 milionë shikues ilegal kanë parë efektet negative që shoqërohen me transmetimin jo të ligjshëm të përmbajtjeve të ndryshme, ku kryesoret janë ndeshjet sportive.
Një sondazh i publikuar nga FACT ka zbuluar se 76% e njerëzve janë në dijeni se po shikojnë një përmbajtje jo të ligjshme, ndërkohë që 62% e tyre nuk dijnë rreth rreziqeve si humbja e informacioneve private, viruset apo vjedhja e identitetit.