Teleskopi hapësinor Webb i NASA, në bashkëpunim me ESA (European Space Agency) dhe CSA (Canadian Space Agency) do të publikojnë imazhet e para të plota me ngjyra dhe të dhënat spektroskopike në datën 12 korrik 2022.
Para se të niste punën shkencore, teleskopi më i madh dhe më kompleks i krijuar, Webb, ka kaluar një periudhë 6 mujore për përgatitje duke kalibruar instrumentet dhe duke rreshtuar pasqyrat në këndin e duhur. I gjithë ky proçes i zhvilluar me kujdesin më të madh, ka arritur kulmin e saj me gjenerimin e të dhënave dhe imazheve të para, të cilat janë qëllimet kryesore të këtij misioni.
Vendosja se cila do të jetë fokusimi i parë i Webb ishte projektuar më tepër se 5 vite para krijimit. Ekipi do të vazhdojë me studimin e hapësirës së përcaktuar përmes të dhënave të gjeneruara, dhe më pas do të ndajnë zbulimet dhe pamjet e tyre me publikun.
Çfarë pritet të shikojmë?
Teleskopi i ri është aq i fuqishëm, saqë është e vështirë të parashikohet se si pamjet e para do të duken. ”Sigurisht, ka disa gjëra që ne presim të shikojmë, por me një teleskop të rid he të dhëna infra të kuqe kaq të detajuara, nuk mund të parashikojmë se çfarë do të shohim.” tha Joseph DePasquale.