Një video koncept i Sky Cruise, një makinerie fluturuese gjigande e cila mund të mbajë në bord rreth 5,000 pasagjerë dhe është e pajisur me të gjitha objektet luksoze në botë, është bërë virale në internet. Krijuesi i kësaj videoje tregon se një mjet fluturues i tillë i krijuar në të ardhmen nuk do të ketë asnjë emëtim të karbonit në atmosferë.
Pasagjerët që do të kenë dëshirë të fluturojnë në Sky Cruise do të duhet të prentojnë bileta normalisht, dhe sapo të futen në Cruise do të mund të shijojnë pamjen nga dritaret e shumëta, por edhe nga kulla e vështrimit në formën e një disku, ndërkohë që restorantet dhe baret do të shërbejnë ushqimet më të mira.
Kjo “anije fluturuese” pritet të ketë dhe kinema, teatro, salla lojrash, si dhe salla për evenimente si martesa. Sky Cruise do të drejtohet nga inteligjenca artificiale, e cila do të jetë në gjendje të interpretojë të gjitha parashikimet e motit për të shmangur turbulencat.
Mjeti fluturues, sipas Hashem Al-Ghaili, do të fuqizohet nga 20 motorë elektrikë të cilët do të mbajnë në ajër Sky Cruise. E fuqizuar nga energjia bërthamore, ”anija” do të jetë në gjendje të pluskojë në ajër për shumë vite pa emëtuar gaze karbonike në atmosferë.