Samsung ka aplikuar për të patentuar të paktën 10 produkte të reja të palosshme për smartphone-t, madje dhe disa dizajne me ekran të rrotullueshëm dhe të rrëshqitshëm. Nëpërmjet këtyre patentimeve ne mund të kuptojmë vizionin e kompanisë për sa i përket të ardhmes së smartphone-ve.
Në disa nga dizajnet e listuara për patentim mund të shikojmë se Samsung mund të prezantojë së shpejti smartphone me ekran të rrotullueshëm. Në maj të vitit të kaluar kompania prezantoi një prototip të tillë, gjë që rrit dhe spekulimet.
Këto patentime jo gjithmonë shndërrohen në një produkt të vërtetë, megjithatë mjaftojnë për të kuptuar drejtimin e kompanisë në të ardhmen.
Në patentimin e mëposhtëm mund të vëmë re një dizajn tepër të veçantë. Në pamje të parë kjo pajisje duket sikur ka një dizajn normal, por në fotografinë e dytë shikojmë se si ekrani mund të zgjerohet duke u tërhequr.
Gjithashtu SamMobile publioi disa dizajne konvept të asaj që pritet të jetë smartphone-i i rrotullueshëm i Samsung. Ky smartphone ka një ekran i cili vazhdon të funksionojë deri në pjesën e pasme të tij, në mënyrë të ngjashme me Huawei Mate X.