Sipas një raportimi nga Science and Technology Daily, u bë e ditur se Kina mund të kishte zbuluar disa sinjale nga civilizimet aliene, mirëpo ky raportim që nga ajo kohë është fshirë.
Sinjalet elektromagnetike të zbuluara nga teleskopi Sky Eye (radio teleskopi më i madh në botë) ndryshonin nga sinjalet e kapura më parë, dhe për këtë arsye po investigoheshin nga ekipi i studiuesve me në krye Zhang Tonjie, shkencëtari drejtues i ekipit që kërkon për civilizime jashtëtokësore të themeluar nga Beijing Normal University.
Nuk janë të qarta arsyet se përse raportimi u fshi nga website i Science and Technology Daily, dhe pse ky lajm po bëhej viral në rrjetin social Weibo. Në shtator të 2020, Sky Eye (i cili ka një diametër prej 500 metrash) nisi zyrtarisht një kërkim për zbulimin e jetës jashtëtokësore. Ekupi zbuloi 2 sinjale të dyshimta në 2020 dhe një tjetër sinjal në 2022, sipas raportimit.
Sky Eye i Kinës është tepër i ndjeshëm ndaj sinjaleve me frekuencë tepër të ulët dhe luan një rol mjaft të rëndësishëm në kërkimin për civilizimiet aliene.
Megjithatë valët e dyshimta mund të jenë dhe një lloj radio interference që kërkojnë më tepër investigim nga ana e ekipit.