Kur iOS 16 të vijë për publikun e gjerë gjatë vjeshtës së këtij viti, ju do të njiheni me shumë shërbime të reja. Mirëpo ju nuk keni pse të prisni deri në vjeshtë, pasi mund të instaloni versionin beta të iOS 16, nëse nuk e keni problem të përballeni me disa bugs të ndryshëm.
Kur do të prezantohet versioni i parë publik beta i iOS 16?
Gjatë WWDC 2022, Tim Cook e mbylli fjalimin e tij duke thënë: “Sistemi ynë operativ do të jetë i disponueshëm për developers në versionet beta sot, dhe secili prej tyre do të ketë një version beta publik gjatë muajti tjetër”. Pra, kjo gjë tregon se ne mund të presim një prezantim të iOS 16 Public Beta në korrik, me shumë mundësi gjatë javës së parë të këtij muaji.
Si të regjistroheni për të përdorur versionin beta të iOS 16?
Dhe pse versioni i parë publik beta i iOS 16 ende nuk është publikuar, ju mund të regjistroheni në mënyrë që ta instaloni atë në pajisjen tuaj në kohën e duhur.
- Klikoni në Sign Up në faqjen Apple Beta dhe regjistrohuni me Apple ID tuaj
- Regjistrohuni në Beta Software Program
- Klikoni Enroll your iOS device.
- Shkoni në beta.apple.com/profile në pajisjen tuaj iOS
- Shkarkoni dhe konfiguroni profilin tuaj