TikTok do të shtojë disa shërbime të reja në platformë të cilat janë dizenjuar për t’ju shpëtuar nga përhumbja brenda përmbajtjeve të pafundme në feed të videove tërheqëse të formatit të shkurtër.
Një mjet i ri do të tregojë një reminder pasi të keni përdorur aplikacionin për një kohë shumë të gjatë (të përcaktuar nga vetë ju), duke shtuar disa opsione të reja pranë limiteve ditore. Përdoruesit adoleshentë midis moshave 13-17 vjeç do të detyrohen të përdorin shërbimin për limitimin e kohës nëse ato shpenzojnë më tepër se 100 minuta në aplikacion brenda një dite të vetme.
TikTok do të shtojë gjithashtu një përmbajtje javore të orëve që ju keni shpenzuar duke përdorur këtë aplikacion gjatë javës. Në statistika tregohen sa herë aplikacioni është hapur, përdorimi gjatë ditës dhe gjatë natës si dhe koha totale që keni shpenzuar në platformë.
Shërbimet e reja të TikTok janë të ngjashme me disa shërbime që ekzistojnë dhe në platforma të tjera si Instagram dhe Netflix, të cilat kanë si qëllim të ndihmojnë përdoruesit të menaxhojnë kohën që shpenzojnë në rrjetet sociale. Apple dhe Google lejojnë gjithashtu që ju të vendosni limite kohore për aplikacione të ndryshme në iOS dhe Android.