Qëllimi ambicioz për të limituar ngrohjen globale në 1.5°C deri në vitin 2029 duket se është shumë i vështirë për t’u arritur. Studiuesit nga University of Washington kanë përllogaritur se sa është sasia e ngrohjes e garantuar, bazuar në emëtimet e mëparshme të dioksidit të karbonit, metanit, oksidit të azotit apo sulfurit.
Në zbulimet e tyre tregohet se deri në 2029, Toka ka një shanc prej 67% për të tejkaluar ngrohjen globale me një temperaturë mbi 1.5°C, edhe nëse të gjitha emërimet ndërpriten deri në këtë datë. Ndërkohë deri në vitin 2057, ekziston një shanc prej 67% për të tejkaluar ngrohjen globale me 2°C, sipas shkencëtarëve.
Në këtë studim, ekipi i drejtuar nga Michelle Dvorak, përdori një model klimatik për të studiuar se çfarë mund të ndodhte me Tokën në rast se të gjitha emëtimet do të ndërpriteshin nga 2021 deri në 2080. “Është e rëndësishme për ne të shikojmë se sa ngrohja globale mund të shmanget përmes masave tona dhe politikave të ndryshme.”
Megjithatë studiuesit vunë re disa ndryshime kur në llogaritje u morën dhe gaze të tjera si metani, oksidi i azotit dhe sulfuri. Këto gaze të ndryshme mund të nxehin ose të ftohin planetin.
Për shembull, grimcat e krijuara nga ndotja reflektojnë rrezet e diellit, duke patur kështu një efekt të vogël ftohës. Kjo gjë do të thotë se ndalimi i të gjithë emëtimeve humane në mënyrë të menjëhershme do të kishte një ndikim rritës në temperaturë me 0.2°C për 10-20 vite.