Si zakonisht gjatë eventit të përvitshëm WWDC 2022, Apple prezantoi një software të ri: iOS 16. Ky version i ri i sistemit operativ do të debutojë në vjeshtë, pasi të kalojë një periudhë testimi gjatë verës.
Në iOS 16 përdoruesve do t’iu ofrohen më tepër opsione personalizimi, një lock screen i përmirësuar me widgets dhe disa rifreskime të reja në Messages.
Lock screen është në qendër të vëmendjes së iOS 16, duke nisur që nga mundësia për të personalizuar fonts dhe ngjyrat e përdorura. Do të jetë e mundur dhe që ju të shtoni widgets dhe të konfiguroni disa faqje të ndryshme që mund t’i aksesoni thjesht duke rrëshqitur ekranin.
Dhe njoftimet duken ndryshe në lock screen. Në vend që ato të grumbullohen në pjesën e sipërme të ekranit, mesazhet do të renditen në pjesën e poshtme tashmë.
Në Messages do të vijë një ndryshim madhor me iOS 16. Përdoruesit do të kenë mundësinë të editojnë gabimet drejtshkrimore në tekste dhe të fshijnë mesazhet e dërguara gabimisht.
Nga ana tjetër, shërbimi Live Text do të vijë dhe në video. Sa herë që të përdorni këtë shërbim do të keni më tepër opsione të disponueshme. Kompania do të shtojë Shared Library në iCloud për të lehtësuar shpërndarjen e fotografive të caktuara me familjen apo miqtë. 6 do të jetë numri maksimal i përdoruesve që do të aksesojnë këtë librari.
iOS 16 do të jetë i disponueshëm për të gjitha pajisjet nga iPhone 8 dhe më të rinj, dhe me shumë mundësi do të debutojë në të njejtën kohë me iPhone 14.