CEO i Tesla, Elon Musk, ka treguar se ka një ndjesi “super të keqe” rreth ekonomisë dhe se prodhuesi i makinave elektrike ka nevojë të shkurtojë stafin me 10%, siç bëhet e ditur nga një email i brendshëm i siguruar nga Reuters.
Email-i me titull “Pause all hirings worldwide” (Ndaloni të gjithë punësimet në mbarë botën) iu dërgua drejtuesve të Tesla ditën e enjte. Me sa duket Elon Musk dëshiron të shfrytëzojë rastin dhe të bëjë një shkurtim të stafit, duke i dhënë një ultimatum punonjësve që të rikthehen në zyra, ose përndryshe do të trajtohen si të pushuar.
Mirëpo unioni IG Metall në Berlin-Bradenburd-Sachsen, ku një ndër fabrikat e Teslas ndodhet, tha se do të mbështesë të gjithë punonjësit që dëshirojnë t’i kundërvihen ultimatumit të Musk. “Të gjithë personat që nuk janë dakord me kërkesa kaq të njëanëshme dhe dëshirojnë të qëndrojnë kundër tyre, ka mbështetjen e unionit pas tij në Gjermani, sipas ligjit.“ tha drejtuesi Birgit Dietze.
Kur u pyetën rreth vendimit të fundit të Musk, zëdhënësit e BMW dhe Mercedes-Benz thanë: “Punimi hibrid është modeli i së ardhmes së punimit… forma të ndryshme janë të mundshme, që nga prezenca e plotë deri në predominimin e punimit nga shtëpia.”