Kamerat e smartphone-ve dhe ato DSLR kanë lëvizur në drejtime të ndryshme gjatë viteve të fundit, dhe cilësia e imazheve nga smartphone-t pritet që të tejkalojë cilësinë e aparatëve të vjetër.
Siç raportohet nga Nikkei Japan, presidenti dhe CEO i Sony Semiconductor Solutions, Teruzi Shimizu, tha në një mbledhje biznesi se “ne presim që imazhet nga smartphone-t të tejkalojnë cilësinë e imazheve të kamerave DSLR brenda pak vitesh”.
Disa slide të ndryshme në prezantimin e tij ishin dhe më specifike, ku tregohej se sipas Sony “imazhet e shkrepura nga smartphone-t pritet të tejkalojnë cilësinë e imazhit të ILC (interchangeable lens camera) gjatë vitit 2024.”
Këto janë dy deklarata të ndryshme, pasi në ILC përfshihen dhe kamerat e sotshme mirrorless, së bashku me teknologjinë e vjetër DSLR nga e cila shumica e prodhuesve po largohen. Mirëpo ajo që ne mund të kuptojmë është se pritet që smartphone-t të vazhdojnë evolucionin e tyre përtej limiteve aktuale, deri në pkën ku blerja e një kamere DSLR nuk ka më kuptim, pasi smartphone-i juaj do të ofrojë një kualitet më të mirë fotografie.
Mirëpo cila është teknologjia që do të ndihmojë në rritjen e kësaj cilësie?
Sony liston disa faktorë të ndryshëm, si përshembull “saturimi kuantik” dhe “proçesimi AI”. Gjithashtu kompania tregon në këtë prezantim se beson se madhësia e sensorëve në modelet më high-end të smartphone-ve do të dyfishohet deri në vitin 2024.