Rregullat e izolimit të vendosura në Kinë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 gjatë fundit të marsit po lehtësohen disi tani, por efektet e saj vazhdojnë të pengojnë industrinë e teknologjisë, duke prishur planet e fabrikave të prodhimit dhe pikave të furnizimit. Madje dhe vetë Apple nuk është imune ndaj këtyre rregullave.
Sipas një raportimi nga Nikkei Asia tregohet se prodhimi i modeleve të iPhone 14 është të paktën 3 javë mbrapa planit të zakonshëm për shkak të izolimit në Shanghai. Nuk është bërë e ditur se cili prej modeleve, iPhone 14, 14 Max, 14 Pro apo 14 Pro Max, është prekur nga këto rregulla.
Është e rëndësishme të tregohet se prodhimi i iPhone 14 nuk ka nisur ende. Sipas këtyre burimeve, të gjithë modelet e reja iPhone 14 janë në proçesin e testit të verifikimit inxhinierik. Pas përfundimit të kësaj faze, produkti do të futet në proçesin e prezantimit të produktit të ri.
Nikkei Asia tregon gjithashtu se një tjetër kompani – Luxshare Precision Industry – e cila nuk është pjesë e planit të prezantimit të produktit të ri, ka siguruar porosi për prodhimin e iPhone 14. Kjo tregon se sa seriozisht Apple ka marrë këtë pengim nga sistemi qeveritar kinez.
“Nëse proçesi i zhvillimit mund të përshpejtohet dhe të arrihet në nivelin tjetër gjatë fundit të qershorit ose fillimit të korrikut, atëherë Apple do të jetë ende në kohë për të arritur qëllimin e prezantimit në masë në shtator.” shkruan Nikkei Asia.