Meta dhe kontraktori Sama po paditen nga një ish-moderator i përmbajtjeve, i cili pohon prezencën e trafikimit human dhe mbështetjen e dobët për shëndetin mendor.
Daniel Moutang thotë se ai u paguajt rreth $2.20 / orë për të rishikuar postimet që përmbanin prerje kokash apo abuzime me fëmijë. Në këtë rast Daniel pretendon se reklamimet për këtë pozicion pune nuk përshkruanin pamjet ekstreme që moderatorët si ai do të shikonin.
Sama i quajti këto akuza “jo të sakta dhe zhgënjyese”. Meta nga ana tjetër nuk pranoi të komentonte në mënyrë direkte rreth kësaj çështjeje, por në të kaluarën kompania ka treguar se e konsideron tepër seriozisht përgjegjësinë e personave që rishikojnë këto përmbajtje dhe se kërkon që partnerët të ofrojnë “pagesat më të larta në industri, së bashku me suportin dhe përfitimet”.
Faebook punëson qindra mijëra moderator në të gjithë botën për të rishikuar përmbajtje të raportuara nga përdoruesit e aplikacionit apo sistemet AI të cilat mund të shkelin politikat dhe standardet e komunitetit.
Moutang tha se video e parë grafike që ai pa ishte “një video live e një personi që po i këputej koka”. “Shikimi i rregullt i videove me përmbajtje kaq ekstreme ju çon në një botë që ju nuk e keni imagjinuar kurrë. Jeta ime është si një film horror.” shtoi ai.
Moutang tregoi për BBC se është diagnostikuar me çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD) dhe beson se dhe kolegët e tij po vuajnë nga e njejta traumë.