Emoji-t tashmë luajnë një rol shumë kryesor në jetët tona të përditshme, për sa kohë ne shpenzojmë shumicën e kohës duke komunikuar përmes mesazheve me miqtë tanë.
Tashmë Unicode, grupi përgjegjës për aprovimin e emoji-ve të reja, ka zbuluar se cilat karaktere po konsiderohen të përfshihen në prezantimin e rradhës. Aplikimet janë ende të hapura për karaktere të reja, por do të jetë një kategori emoji-sh që nuk do të konsiderohen: flamujt.
Në listën me 21 emoji të reja Unicode ka përfshirë një fytyrë që tundet, një dre, një gomar, krahë, një zog të zi dhe një kandil. Këtu janë të përfshira gjithashtu dhe 3 ngjyra të reja për zemrat: blu e çelur, gri dhe rozë. Me sa duket këto 3 ngjyra do të jenë shumë të përdorura, pasi persona të ndryshëm në Twitter kanë shprehur se mezi po presin që emoji-t e reja të publikohen.
“Nëse emoji i zemrës me ngjyrën rozë aprovohet, unë nuk do të ndal së përdoruri atë.” tha një përdorues.
Të tjera emoji të përfshira do të jenë dhe ato të instrumentit të makarasë, flautit dhe të zymbylit.
Pritet që këto emoji të aprovohen në fund të 2022, dhe do të arrijnë në të gjithë platformat në vitin 2023.