Humbja e kujtesës ka arritur të kurohet në minj të ndryshëm përmes injektimit me lëng trunor të marrë nga minjtë më të rinj, duke rritur kështu shpresën për gjetjen e një trajtimi në të ardhmen për demencën.
Lëngu trunor (cerebrospinal) u grumbullua nga minjtë deri në 10 javësh dhe më pas u injektua tek minjtë e vjetër (18 muajsh). Ky lëng përmban disa faktorë nxitës të proteinave që ndihmojnë në zhvillimin normal të aktivitetit të trurit.
U vërtetua se ky injektim përmirësoi kujtesën e minjve të rinj përmes taktikës së kushtëzimit të frikës, ku minjtë mësuan të krijonin një lidhje midis një shoku të vogël elektrik, një zhurme dhe një dritë që ndizej.
Zbulimet u publikuan në revistën e mirënjohur Nature, ku demonstrohet potenciali rigjenerues i lëngut trunor të marrë nga individët e re dhe tek humanët, jo vetëm tek minjtë. Studime të mëparshme kanë treguar se prodhimi i lëngut trunor ngadalësohet me rritjen e një personi, prandaj injektimi i këtij lëngu tek personat e vjetër mund të çojë në përmirësimin e memories tek moshat e mëdha.
Dr Miriam Zawadzki tregon se terapia me lëngun trunor mund të jetë majft e efektshme në trajtimin e demencës, duke ndihmuar shumë popullatën e vjetër rreth nesh. Në të gjithë botën ka më tepër se 55 milionë njerëz që vuajnë nga demenca.