Shkencëtarët kanë arritur për herë të parë në historinë humane të rrisin bimë duke përdorur dheun e gjetur në sipërfaqjen e Hënës.
Në një publikim të ri të bërë në revistën “Communications Biology”, studiuesit nga University of Florida treguan se bimët mund të mbijnë dhe të rriten në dheun hënor. Në studimin e tyre ato kuptuan dhe mënyrën se si bimët i përgjigjeshin biologjikisht dheut të Hënës, i cili është tepër i ndryshëm nga ai që gjendet në Tokë.
Ky është vetëm hapi i parë që do të ndihmojë në arritjen e qëllimit për rritjen e bimëve për ushqim dhe oksigjen në Hënë gjatë misioneve hapësinore, sidomos tani që misioni Artemis i NASA planifikon të dërgojë astronaut në Hënë.
“Artemis do të mundësojë një kuptim më të mirë të mënyrës se si mund të rrisim bimë në hapësirë.” tha Rob Ferl, një ndër autorët e këtij studimi.
Së bashku me studiuesit e tjerë kohë më parë ai planifikoi nisjen e një testimi për të rritur bimë në dheun hënor, mirëpo problemi fillestar ishte se zotëronte vetëm 12 gram dhe. Nëpërmjet misioneve Apollo 11, 12 dhe 17 u arrit grumbullimi i më tepër dheu, që mundësoi nisjen e testimit me farat e bimës Arabidopsis.
Më vonë u vu re se shumica e farave të mbjella arritën të mbinin. Megjithatë u vu re se bimët kërkonin shumë më tepër kohë për t’u rritur dhe rriteshin në madhësi më të vogla në krahasim me dheun në Tokë.