Në datën 11 maj Google do të zhvillojë konferencën e saj të përvitshme të zhvilluesve, Google I/O. Dhe pse kjo konferencë ka si qëllim të ndihmojë zhvilluesit në përdorimin sa më të mirë të mjeteve dhe platformave që Google ofron, gjatë saj do të prezantohen dhe zhvillime të reja në software dhe hardware.
Më poshtë do të listojmë produktet që pritet të prezantohen gjatë këtij eventi.
Pixel Watch
Prej shumë kohësh qarkullojnë zërat se Google do të krijojë orën e saj smart, por viti 2022 mund të jetë viti i duhur për të bërë këtë prezantim. Forma e rrumbullakët e ekranit të orës pritet ta bëjë këtë orë shumë tërheqëse.
Pixel 6A
Pixel 6A pritet të ketë disa ndryshime krahasuar me gjeneratat e mëparshme. Ai pritet të përdorë proçesorin Tensor njësoj si Pixel 6 dhe 6 Pro, por do të ketë kamera 12MP në vend të atyre 50MP.
Kufje wireless Pro
Ky produkt mundet të mos prezantohet gjatë këtij eventi, por një leak nga Jon Prosser tregon se Google po përgatitet të prezantojë kufjet wireless pro të quajtura Pixel Buds Pro.
Detaje të reja mbi Android 13
Teknikisht Android 13 është publikuar në versionin beta, mirëpo gjatë I/O do të marrim informacione më të plota rreth vizionit të kompanisë për këtë sistem operativ.
Ndoshta disa lajme mbi pajisje të palosshme?
Android 12L është një sistem operativ i optimizuar për pajisjet e palosshme dhe tabletët. I/O mund të jetë koha e duhur për të prezantuar në detaje këtë sistem operativ.
Pritet që Google të prezaantojë një Nest Hub të ri, përmirësime në Wear OS, Android TV, Google TV dhe në aplikacionet e Google si Maps dhe Photos.