Ford po zhvillon një teknologji të re që do të lejojë pronarët e makinave t’i japin gaz makinës së tyre nga larg (ndërkohë që makina është e ndaluar), me shumë mundësi duke përdorur një telekomandë. Kjo gjë u bë e ditur nga aplikimi i bërë për patentimin e sistemit, e cila u vu re nga 7th Mustang.
Patentimi ishte dorëzuar që në 3 nëntor 2020, dhe u publikua në 5 maj 2022. Sipas këtij patentimi tregohet se përdoruesit e makinave do të kenë mundësinë t’i japin gaz makinës së tyre duke përdorur një “pajisje input të drejtuar nga ato” pa patur nevojën për të shkelur pedalin.
Kjo ide duket se është gjeneruar për të kënaqur entuziastët e makinave, të cilët kanë shumë qejf të shkelin pedalin e gazit për të vlerësuar zhurmën që makina krijon. Aplikimi tregon se kompania po mundohet të kënaqë në këtë mënyrë të gjithë përdoruesit e saj.
Përveç këtij shërbimi, Ford po punon për të sjellë dhe një drift mode së bashku me shërbimin e parkimit nga distanca. Duhet të theksojmë se për momentin këto shërbime janë dorëzuar për patentim nga Ford, dhe kjo gjë nuk do të thotë se është 100% e sigurt që do t’i shohim së shpejti në treg.