Për të gjithë fansat e garave me makina, gara e parë e Formula 1 në Miami në 8 maj do të jetë një ndër eventet më të rëndësishme të vitit. Organizuesit lajmërojnë se në tribunat e stadiumit do të mund të akomodohen rreth 80,000 pjesëmarrës.
Me biletat që fillojnë nga $1,000 dhe shpenzimet ditore që i kalojnë të paktën $600, Miami F1 pritet të jetë një ndër eventet me më tepër shpenzime të gjithë vitit. Paketat e akomodimit 3 ditor ofrohen gjithashtu me një çmim fillestar prej $4,800.
Mirëpo është ajo që do të ndodhë jashtë pistës së garimit që do ta bëjë fundjavën të duket magjepsëse. Për të festuar këtë rast (dhe për të rritur fitimet e tyre jashtëzakonisht shumë) Major Food Group do të organizojë pranë Carbone Beach dreka dhe darka speciale për të gjithë personat që dëshirojnë të paguajnë $3,200 për person, ose $30,000 për tavolinë.
Nga ana tjetër St. Regis Bal Harbour ofron një paketë Diamond prej $110,000 për të gjithë fansat e F1 që përfshijnë bizhuteri diamanti, një party private në mbrëmje, një vilë me pamje nga oqeani dhe një fluturim privat rreth Miami me EvoJets.
Eden Roc Hotel dhe Nobu Hotel Miami Beach do të ofrojnë garimin virtual F1 dhe paketa rekuperimi me dhoma që variojnë në çmim nga $1,000 – $5,000 në natë. Ky promocion synon që të përmirësojë reflekset e fansave përmes video-lojrave racing në dhoma, dhe më pas t’i relaksojë në spa pas një dite të gjatë nën rrezet e diellit.