Disa javë më parë ne mësuam se WhatsApp do të bëjë të mundur shpërndarjen e dokumenteve me madhësi deri në 2GB. Mirëpo në varësi të shpejtësisë tuaj të internetit, ngarkimi i një dokumenti kaq të madh kërkon një kohë të gjatë.
Për t’ju ndihmuar akoma dhe më shumë, platforma ka nisur testimin e një llogaritësi kohor, i cili do të bëjë të ditur se sa kohë do të duhet për të shpërndarë një dukument të caktuar. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga WABetaInfo, e cila tregon se ky shërbim ka nisur të testohet në versionet e platfomës për Android (2.22.8.11), iOS (22.8.0.74) dhe desktop (2.2209.3).
Fillimisht shërbimi nisi të testohej në desktop, dhe më pas u shpërnda drejt Andriod dhe iOS. WABetaInfo ka shpërndarë gjithashtu një screenshot që tregon se si shërbimi Estimated Time of Arrival do të duket kur të publikohet për përdoruesit në shkallë të gjerë.
Përveç ETA, WhatsApp pritet të nisë testimin e mjeteve të reja të vizatimit në iOS. Në këto mjete bëjnë pjesë dy lapsa të rinj që do të vendosen pranë markuesit aktual.
Nuk ka ende një datë të saktë për publikimin e këtyre shërbimeve, prandaj do të na duhet të presim deri sa të kemi një lajm zyrtar nga WhatsApp.