Për herë të parë një mikroçip u implantua në një njeri në vitin 1998, mirëpo kjo teknologji ka filluar të ofrohet në treg vetëm gjatë dekadës së fundit. Kur vjen puna tek mikroçipet e implantuara pë kryerjen e pagesave, Walletmor tregon se ajo është një ndër kompanitë e para që ofron shitjen e tyre.
“Implanti mund të përdoret për të paguar për një pije në plazh, një kafe në New York ose një qethje në Paris. Ai mund të përdoret kudo që pagesat nëpërmjet teknologjisë contactless pranohen.” tha CEO Wojtek Paprota.
Ky mikroçip është më i lehtë se 1 gram dhe pak më i madh se një kokërr orizi dhe është i mbështjellur nga një biopolimer i ngjashëm me plastikën. Paparota tregon se ky produkt është tërësisht i sigurt, është aprovuar nga rregullatorët dhe punon menjëherë pas implantimit. Mikroçipi nuk ka nevojë për bateri apo ndonjë burim tjetër energjie. Për momentin kompania ka shitur më tepër se 500 pajisje të tilla.
Për shumë persona, idea e të paturit një mikroçip në trup është tërheqëse, pasi një studim zbuloi se 51% e pjesëmarrësve në Evropë do të konsideronin implantimin e një pajisje të tillë. Mirëpo shqetësimi kryesor i tyre është siguria e tyre. Paumen tregon se në pajisjen e tyre nuk ekziston një problem i tillë.