Disa muaj pas debutimit në Indi, Vivo ka vendosur të sjellë në Evropë një ndër pajisjet më interesante të saja, Vivo V23 5G. Ky smartphone është dizenjuar për të gjithë të apasionuarit pas fotografimit dhe selfies, pa sakrifikuar stilin falë cover-it fotokromik. Ky cover ka aftësinë të ndryshojë ngjyrën kur ekspozohet ndaj një ndryshimi të temperaturës falë shtresës së mikro kristaleve në xhamin Flourite AG.
Ekrani i Vivo V23 5G është 6.44 inç AMOLED me rezoluciuon FHD+ dhe refresh rate 90Hz. Ky smartphone është i veçantë pasi vjen me 2 kamera selfie: një kryesore 50MP me autofocus, të shoqëruar nga një kamera të gjerë me kënd 105 gradë. Gjithashtu në anësitë e pajisjes ka dhe 2 LED Flash të cilat ju ndihmojnë të shkrepni selfie-t me kualitet të lartë dhe në ambiente me pak ndriçim. Në pjesën e pasme gjenden 3 sensorë: ai kryesor 64MP nga Samsung, i cili shoqërohet nga kamera ultrawide 8MP dhe një lente Super Macro 2MP.
Vivo V23 5G fuqizohet nga proçesori Dimensity 920 i Mediatek, dhe vjen me 12GB RAM dhe 256GB internal storage. Bateria e pajisjes ka kapacitet 4,200mAh dhe mund të karikohet shpejt me 44W. Kjo pajisje ofron mbështetje për 2 karta SIM 5G, Dual Band Wi-Fi dhe NFC për të kryer pagesa.
Ju do të mund të zgjidhni midis dy ngjyrave me xhamin fotokromik, Stardust Black dhe Sunshine Gold. Çmimet për këtë pajisje nisin nga €549 për versionin 12/256 GB.