E kush nuk i pëlqen emoji-t e rinj? Sigurisht, ne të gjithë përdorim klasikët, por në raste të veçanta shpenzojmë pak më tepër kohë për të gjetur një emoji që i përshtatet bisedës sonë.
Tashmë sapo ka ardhur një lajm i mirë për të gjithë përdoruesit e smartphone-ve, qofshin ato me sistem operativ iOS apo Android. Konsorciumi Unicode, organizata që ruan standardin Unicode, ka lëshuar një listë të shkurtër të kandidatëve të rinj emoji për Unicode 16. Kjo listë përmban shtatë emoji të rinj dhe një flamur të ri dhe, nëse miratohet, do të përfshihet me pjesën tjetër e standardit Unicode 16 në një version të ardhshëm të iOS dhe Android.
Sipas të gjitha gjasave, një version i iOS 18 dhe një version i Android 15 do të marrin emoji-t e mëposhtëm:
- Fytyrë me qeska poshtë syve
- Gjurmë gishtash
- Pemë pa gjethe
- Perime
- Harpë
- Lopatë
- Spërkatje
- Flamuri: Sark
Ne mendojmë se mes këtyre tetëve do të përdoret më së shumti “fytyra me qeska poshtë syve”. Edhe interpretimi i Unicode për emoji-t është argëtues, kështu që presim me padurim se si do të përshtaten emojit nga Apple, Google, Samsung dhe kompani të tjera. Sa për Sark, është një ishull i vogël, autonom, pa makina, i vendosur midis Anglisë dhe Francës. Tashmë popullsia e tyre prej 562 banorësh do të mund të përdorin si emoji flamurin e tyre.