Spotify ka firmosur një marrëveshje sponsorizimi afatgjatë me ekipin spanjoll FC Barcleona, një ndër ekipet më të mëdha të futbollit në Evropë. Kjo marrëveshje pritet të fillojë në korrik të këtij viti.
Si pjesë e marrëveshjes, gjiganti transmetues do të bëhet partneri kryesor i klubit katalanas dhe do të fitojë të drejtën e emërtimit të stadiumit që ka një kapacitet prej 99,354 personash. Stadium më i madh në Evropë tashmë do të quhet “Spotify Camp Nou” në vend të “Camp Nou” që ishte më parë.
Duke filluar nga sezoni 2022-2023 i La Liga, Spotify do të jetë sponsori i veshjeve të Barcelonës për 4 sezone. Është ende e paqartë se kur të drejtat e emërtimit të stadiumit do të përfundojnë. Dhe pse nuk janëq bërë zyrtare detajet financiare, Associated Press raporton se kjo marrëveshje do t’i sjellë ekipit të futbollit 60-70 milionë euro në sezon.
CFBO i Spotify, Alex Norstrom tha në një deklaratë: “Ne nuk mund të ishim më të lumtur se të jemi partnerët e FC Barcelona dhe të sjellim botën e muzikës dhe futbollit së bashku.”
Norstrom shtoi se kjo marrëveshje do të ndihmojë artistët të prezantohen në shkallën botërore në “të sapo emërtuarin Spotify Camp Nou”.
Lajmi i bashkëpunimit me FC Barcelona vjen një vit pasi CEO Daniel Elk nuk arriti të finalizonte blerjen e Arsenal FC për $2.37 miliardë.