Aplikacioni Starlink i cili lejon njerëzit të kenë akses në shërbimin satelitor të internetit është shndërruar në aplikacionin më të shkarkuar në Ukrainë, sipas të dhënave të fundit të publikuara.
CEO i SpaceX, Elon Musk dhuroi për Ukrainën me mijëra antena të nevojshme për lidhjen në internet që nga fillimi i pushtimit rus ndaj këtij shteti. Që nga ajo kohë, statistikat tregojnë se aplikacioni është shkarkuar më tepër se 100,000 herë në Ukrainë.
Ndihma nga Elon Musk erdhi pasi zëvëndës kryeministri Mykhailo Fedorov kërkoi ndihmë nga multi miliarderi gjatë periudhës mjaft të vështirë të luftës. Musk u përgjigj menjëherë duke aktivizuar falas shërbimin e Starlink në Ukrainë dhe duke dhuruar antena për lidhjen në internet, megjithatë paralajmëroi të gjithë përdoruesit të bëjnë kujdes pasi këto antena mund të shënjestrohen nga Rusia.
Starlink — here. Thanks, @elonmusk pic.twitter.com/dZbaYqWYCf
— Mykhailo Fedorov (@FedorovMykhailo) February 28, 2022
“Lajmërim i rëndësishëm: Starlink është i vetmi sistem komunikimi jo-rus që funksionon akoma në disa vende të Ukrainës, prandaj ka shumë mundësi që Rusia t’i ketë ato nën shënjestër. Ju lutem përdorini me kujdes.” shkruajti Musk në një tweet.
Një nga ofruesit kryesor në Ukrainë të internetit është hakuar disa herë, duke krijuar pengesa të mëdha në komunikimin e qytetarëve. Atyre tashmë i mbetet vetëm të lidhen me internetin e ofruar nga Starlink, për sa kohë antenat nuk sulmohen nga avionët rusë.