Roboti Spot nuk është më i vetëm, pasi atij i është bashkuar një robot i ri me 4 këmbë i prodhuar nga Kawasaki. Dhia robot, e quajtur Bex, u prezantua gjatë International Robot Exhibition në Tokio gjatë javës së kaluar.
Bex është një robot me 4 këmbë i cili është modeluar sipas një Ibex, një lloj dhie e egër që shfaqet në Afrikë dhe në Euroazi.
Fillimisht ky robot erdhi nga programi Kaleido i kompanisë, i cili është marrë me prodhimin e robotëve me dy këmbë që nga viti 2015. Gjatë kësaj rruge, inxhinierët në Kawasaki vendosën të ndërtonin një robot që mund të lëvizte më shpejt në sipërfaqjen e sheshtë të tokës si dhe në terrene të vështira.
Siç ju mund të shikoni nga video e zbuluar nga Gizmodo, Bex ka disa rrota në gjunjët e tij të cilat e ndihmojnë atë të lëvizë më shpejt në sipërfaqje të sheshta. Ku haset me terrene të vështira, roboti detyrohet të ecë.
Bex mund të mbajë rreth 100 kilogram peshë mbi trupin e tij, pra përveç transportimit të materialeve të ndërtimit, ju mund të hipni mbi të dhe të bëni një xhiro. Pjesa e sipërme e robotit është tërësisht modulare, pra nëse nuk ju pëlqen pamja e dhisë ju mund të hiqni pjesën e sipërme të saj.