Pas deklarimit të luftës nga ana e Rusisë për të pushtuar Ukrainën, gjendja midis SHBA dhe Rusisë në Tokë është tensionuar, dhe kjo gjë ka ngritur shqetësimet se mund të prishet partneriteti disa vjeçar i shteteve në hapësirë. Aktualisht, NASA dhe Rusia thonë se janë akoma duke punuar për të mbajtur International Space Station në gjendje funksionale siç kanë bërë në të kaluarën.
Rusia është partneri më i madh i SHBA në hapësirë. NASA dhe Roscosmos drejtojnë në mënyrë të përbashkët ISS prej 3 dekadash, mirëpo partneriteti mes tyre shkon dhe më larg. Sigurisht që në një kohë kaq të gjatë ka pasur dhe probleme mes dy shteteve, por këto probleme duket të kenë mbetur vetëm në sipërfaqjen e Tokës.
Shtetet kanë vazhduar bashkëpunimin edhe gjatë pushtimit të Krimesë në vitin 2014, edhe kur Rusia shpërtheu satelitët e saj, dhe nëpërmjet këtij shpërthimi rrezikoi ISS. Të dy shtetet duhet të bashkëpunojnë dhe për të siguruar dhe shëndetin e personave që gjenden në ISS. Për momentin në këtë stacion gjenden 7 persona që po jetojnë aty, duke përfshirë 4 astronautë nga SHBA dhe 2 kozmonautë rus.
Zëdhënësi i NASA, Josh Finch deklaroi: “NASA vazhdon baskëpunimin me Space Corporation Roscosmos dhe partnerët tanë ndërkombëtarë në Kanda, Evropë dhe Japoni për të ruajtur sigurinë e operacioneve në ISS.”