Raportimet e reja nga Wall Street Journal tregojnë se Securities and Exchange Commission ka filluar të investigojë mbi rastin e shitjes së aksioneve nga ana e vëllait të Elon Musk, Kimbal Musk, për të vërtetuar nëse ka patur një shkelje të rregullave të tregtimit të brendshëm.
Kimbal Musk shiti vitin e kaluar 88,500 aksione të kompanisë Tesla me vlerë $108 milionë, një ditë para se Elon Musk të publikonte një sondazh në Twitter ku pyeste fansat e tij nëse duhet të shiste 10% të aksioneve të tija në kompani.
Shitja e aksioneve nga Elon Musk do të shërbente për të paguar tarifat e reja që do të vinin nga Kongresi. Në këtë sondazh 57.9% e pjesëmarrësve u përgjigjën “Po”. Çmimi i aksioneve të Tesla ra menjëherë pas publikimit të këtij tweet-i.
Kimbal Musk është anëtar i bordit drejtues, dhe për të shmangur dënimet mbi shkeljen e rregullave të tregtimit të brendshëm duhet të përshtatet me kohët e vendosura nga programi 10b5-1.
Rregullatorët tashmë do të duhet të kërkojnë nëse Elon Musk lajmëroi vëllanë e tij rreth këtij sondazhi që do të publikonte më herët, dhe Kimbal e shfrytëzoi këtë rast për të shitur aksionet e tij.
Musk ka disa javë që ka nisur një debat të fortë me SEC, dhe akuzon agjensinë se e ka bërë atë dhe kompaninë e tij si një subjekt të investigimeve të pabazuara dhe të pafundme.